FAQ

Pse duhet të zgjedh SPEED TAXI “Five Stars”?

  • Me SPEED TAXI ju do të jeni gjithmonë në kohë.
  • Ne ofrojmë makina tepër komode dhe tepër të sigurta.
  • SPEED TAXI ofron çmimet më të mira dhe më konkuruese në treg.
  • E gjithë flota e makinave është e pajisur me internet wireless falas.
  • Ju do të shoqëroheni nga shoferë profesionistë dhe me komunikim etik.
  • Ne ofrojmë rezervim të shpejtë dhe të thjeshtë për çdo rast.
  • Çdo makinë është e pajisur me sistem monitorimi GPS për të parë në kohë reale vendodhjen e saktë.
  • Kompania ofron shërbim 24 orë me standarde tepër të larta.

Si mund të rezervoj SPEED TAXI?

Forma 1: Telefononi në çdo moment, 24 orë, për të rezervuar taksinë tuaj, në numrat e telefonit:

  • +355 42 222 555
  • +355 68 55 77 600
  • +355 69 64 222 11

Operatorët tanë do t’ju pergjigjen me korrektësi dhe nëpërmjet sistemit GPS, për pak minuta do t’ju sjellin taksinë SPEED TAXI në shërbimin tuaj.

Forma 2. Rezervoni online, në çdo kohë 24 orë, në faqen tonë të internetit www.speedtaxi.al. Duke klikuar në ikonën “Rezervo online” ju mund të plotësoni formularin me të dhënat e nevojshme dhe ne do t’ju sjellim taksinë në kohën dhe vendin e dëshiruar.

Forma 3. Na ndiqni në profilin tonë në facebook nga ku mund të telefononi direkt nga celulari juaj.

Pse më intereson të lidh kontratë me SPEED TAXI?

Duke lidhur kontratë bashkepunimi me SPEED TAXI “Five Stars”, si biznes apo si individ, ju do të përfitoni ulje të garantuara në fund të muajit.

Ne ofrojmë skonto tepër të favorshme për kontratat e biznesit dhe ato familjare.

Ofrojmë korrektësi tepër të lartë në orare, shpejtësi dhe komoditet maksimal gjatë lëvizjes tuaj.

A paguaj më shumë me taksimetër?

Me SPEED TAXI ju do të ndjeni një udhëtim tepër komod me çmime tepër të favorshme. Në momentin që ju keni dhënë destinacionin tuaj dhe makina ndizet për nisje, në atë moment ndizet edhe taksimetri i cili fillon nga 250 lekë për km e parë.

Ndryshe nga taksitë pa taksimetër të cilat startin e makinës e kanë për më shumë se 300 lekë dhe ju paguani një tarifë fiktive pavarësisht kilometrave që keni përshkuar.

Ndërsa me SPEED TAXI, ju do të paguani aq sa kilometra keni përshkruar me taksimetër, nuk keni përse të paguani më shumë.

Këtu duam t’ju përmendim një rast. Dikush na tha sot se për të lëvizur nga Rr.Myslym Shyri, deri te ish-Parku i Autobusave, pagoi pa taksimetër 400 lekë.

Ne ju sigurojmë se me SPEED TAXI ky udhëtim do të kushtonte shumë më pak. Shumë nga klientët tanë e kanë vërtetuar këtë.

Nëse pyetja juaj nuk gjendet më lartë, ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni: