Del aplikacioni “Speed Taxi” për Android dhe IOS

Aplikacioni per lajm ne web

Kompania SPEED TAXI ofron së fundi platformën më të re të rezervimit të taksisë, aplikacionin “Speed Taxi” për çdo celular Android ose IOS.

Ky aplikacion ju mundëson të rezervoni në çast një taksi të kompanisë SPEED TAXI dhe njëkohësisht të ndiqni në kohë reale makinën e nisur për ju deri në pikën e mbërritjes. Ju mund të flisni me ne online, të rezervoni për një moment të dytë si dhe të lini vlerësimet tuaja për cilësinë e shërbimit të ofruar.

Aplikacioni Speed Taxi është një platformë e thjeshtë, e shpejtë dhe tepër transaprente duke ju mundësuar të shikoni në kohë reale të gjithë rrugën që makina përshkon deri tek ju.

Aplikacioni Speed Taxi përmban gjashtë shërbime kryesore të cilat janë:

“Dua taksi” – Nëpërmjet këtij butoni ju kërkoni një taksi në çast, në pikën që ju zgjidhni në hartë dhe kompania ju jep mundësinë të shikoni në kohë reale taksinë që është nisur enkas për ju.

“Chat” – Nëpërmjet këtij opsioni ju do të kenë mundësi të komunikoni onlinë me stafine  kompanisë i cili do t’ju ndihmojë me të gjithë informacionin e nevojshëm.

“Prane meje” – Ky opsion ju informon për stacionet më të afërta me ju të makinave të SPEED TAXI. Ky buton është i vlefshëm në rastet kur ju dëshironi të shkoni vetë në stacion për të kapur taksinë.

“Rezervo” – Ky shërbim ju jep mundësinë të rezervoni një taksi për një moment të mëvonshëm dhe menjëherë kompania ju dërgon konfirmimin e marrjes së kërkesës. Në momentin kur makina do të niset për porosinë tuaj, ju do të njoftoheni nëpërmjet aplikacionit.

“Telefono Tani” – ju mundëson lidhjen direkte telefonike me kompaninë.

“Llogaria ime’ – Nëpërmjet këtij shërbimi ju do të keni mundësi të bëni zgjedhjen e gjuhës së aplikacionit, të ndryshoni adresën e emailit apo fjalëkalimin e përdorimit të aplikacionit.

Aplikacioni “Speed Taxi” është një platformë e cila duhet të jetë patjetër në celularin tuaj. Shkarkoje tani nga celulari yt Android ose IOS.