Hapet qarkullimi në segmentin Kopshti Botanik-Komuna e Parisit-Unaza e Re

segmenti-rrugor

Që prej ditës së djeshme ka filluar qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor Kopshti Botanik-Komuna e Parisit-Unaza e Re. Njoftimi është bërë i ditur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar i cili ka njoftuar hapjen e rrugës datë 1 Maj, ora 10.00.

Ky institucion siguron se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për qarkullimin sa më të sigurtë në këtë pike, por njëkohësisht i bën thirrje përdoruesve të automjeteve që të kenë kujdes sistemin e ri të qarkullimit

Ky segment rrugor ishte mbyllur provizorisht për automjetet për të eliminuar aksidentet rrugore në një zonë të papërfunduar punimesh.