Ja automjetet që ngelin në Kolaudim nga 1 Korriku

Kolaudimi nga 1 Korrik

Nga data 1 Korrik 2015, drejtuesit e automjeteve që do të bëjnë kolaudimin pranë kompanisë SGS duhet të plotësojnë normat e ndryshuara të shkarkimit të gazrave që variojnë nga 10 për qind për automjetet e viti 1986 deri në 60 për qind për automjetet e vitit 2002.

Ky ka qenë udhëzimi i Ministrisë së Transporteve, miratuar që në Mars të këtij viti, mbi “Manualin e normave të reja të shkarkimit të gazrave” i cili do të fillojë të aplikohet që nga data 1 Korrik.

Të gjithë drejtuesit e automjeteve mund të shikojnë vlerat aktuale te automjetit të tyre në certefikatën e kontrollit teknik te kryer një vit më parë dhe nëse ato rezultojnë më të ulëta se normat e përcaktuara nga Ministria e Transporteve, duhet tu drejtohen serviseve për ti normalizuar ato.

Normat e reja gjenden të afishuara në pikat e kolaudimit, si dhe në faqen online të institucioneve.