SPEED TAXI “Adoptoi çerdhen” në Kodër Kamëz

FOTO PER WEB

Tashmë më shumë se 40 fëmijë të çerdhes Nr.59 në Kodër Kamëz  në Tiranë do të gëzojnë kushte dhe ambiente tepër cilësore dhe komode për edukimin e tyre. Kompania SPEED TAXI “Five Stars” iu bashkua nismës “Adopto një çerdhe” të iniciuar nga Bashkia e Tiranës, duke marrë në ngarkim restaurimin dhe mobilimin nga e para të ambienteve të çerdhes.

E gjithë puna filloi me inspektimin e gjendjes së çerdhes e cila ishte në kushte tepër të rënda dhe më pas me projektimin e një ambienti të përshtatshëm për fëmijët e grupmoshës 0 – 3 vjeç. Kompania SPEED TAXI  u kujdes edhe për arredimin e ambientit duke filluar që nga mobiliet, pajisjet elektroshtëpiake, tekstilet, e deri tek enët e ngrënies e të kuzhinës.

Në fjalën e tij gjatë inagurimit të çerdhes pikërisht në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, falenderoi kompaninë SPEED TAXI duke theksuar se ky kontribut është simbolika më e mirë e solidaritetit të shoqërisë.

Ndërkaq, administratori  i SPEED TAXI, Shpresim Bajraktari, cilësoi se ky është një detyrim, që çdo sipërmarrës duhet të bëjë për edukimin e brezit të ri.