Rreth nesh

about-us-logo

SPEED TAXI “Five Stars” është kompania lider e cila ndryshoi konceptin e shërbimit taksi në Shqipëri. E krijuar në Janar të vitit 2012, SPEED TAXI vendosi për herë të parë standardet ndërkombëtare të shërbimit taksi me çmime tepër konkuruese. Duke ofruar shërbim 24 orë në 365 ditë të vitit, makinat e SPEED TAXI “Five Stars” mund ti gjeni në më shumë se 10 stacione taksi në Tiranë. Nëse duhet të arrish shpejtë në destinacion dhe kërkon të marrësh shërbimin më cilësor, telefono në numrat e vënë në dispozicion 24 orë, ose rezervo online udhëtimin tënd.

 

about_misioni

Misioni

SPEED TAXI solli për herë të parë në Shqipëri shërbimin taksi të standardeve europiane. Prej më shumë se 3 vitesh, ne plotësuam nevojat tuaja dhe u bëmë lider të shërbimit taksi në Shqipëri. Por ne mendojmë se ju meritoni më të mirën, prandaj u përmirësuam për t’ju shoqëruar çdo ditë në një udhëtim me 5 yje. Tashmë ju jeni motivi ynë dhe ne përpiqemi t’ju ofrojmë  “Fluturimin më të bukur me automjet” . Sepse SPEED TAXI “Five Stars” u krijua për të qenë në shërbimin tuaj…!

 

about_makinat

Makinat

Flota e SPEED TAXI përbëhet nga 37 automjete Skoda Superb 2015 dhe 2016, të cilat dallohen për sigurinë, komoditetin, hapsirën e konsiderueshme në kabinë dhe shpejtësinë e lëvizjes. Në çdo SPEED TAXI ju do të gjeni Internet të shpejtë “Wi-Fi on board”, drejtues automjetesh me eksperiencë dhe uniformë identifikuese, sistem monitorimi në kohë reale nëpërmjet sistemit GPS. Të gjitha këto me çmimet e tregut!

 

about_stafi

Stafi

E krijuar për të sjellë risi dhe shembull i standardit më të lartë të shërbimit taksi në vend, kompania zbaton me përpikmëri legjislacionin shqiptar dhe standardet Europiane për mbrojtjen e klientit. Stafi i SPEED TAXI përbëhet nga operatorë tepër të komunikueshëm, drejtues automjeti të kualifikuar dhe me etikë, manaxherë të fokusuar në plotësimin e nevojave tuaja dhe kontrollorë të cilësisë dhe sigurisë së automjeteve. Të gjithë punojnë për një qëllim të vetëm; për t’ju ofruar shërbimin më të shpejtë më të sigurt dhe më komod me çmimet e tregut.

 

about_siguria

Siguria

Të vetëdijshem për përgjegjësinë e këtij shërbimi, SPEED TAXI “Five Stars”  ofron të gjitha kushtet e nevojshme për një udhëtim të sigurt, të garantuar dhe komod deri në destinacion. Automjetet e kompanisë janë të tipit SKODA Superb, prodhim i vitit 2016, dhe të pajisura me të gjitha aksesorët e nevojshem për të ofruar cilësi dhe siguri gjatë udhëtimit.

Kompania kryen kontrolle të përditshme të automjeteve në pikën e servisit për tu siguruar mbi gjendjen e automjetit përpara çdo lëvizjeje. Kompania kujdeset që drejtuesi i automjetit të jetë i pajisur me mjetin e identifikimit, uniformën, të jetë në gjendjen e duhur shëndetësore dhe i aftë për të drejtuar automjetin me përgjegjësi maksimale duke zbatuar 100 % rregullat e qarkullimit rrugor.

Nëpërmjet sistemit GPS automjeti monitorohet në kohë reale mbi lëvizjen, vendodhjen, parametrat e shpejtësisë së drejtimit të automjetit si dhe historikun e lëvizjes së tij duke shoqëruar hap pas hapi udhëtimin tuaj, kolegut apo të afërmit tuaj.